Një person i moshës 42 vjeçare ka vdekur në orët e para të së premtes në Pejë, pasi i njëjti ka rënë nga kati i pestë i një objekti.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informu në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi.