Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Podujevë pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar fëmijën e tij.
Sipas policisë viktima e keqtrajtuar ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 13.05.2021 – 14:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.