Çdo të diel kam dalë ke pragu i shpisë
E kam prit me ardhë.. me ardhë ti
Kaluan javë ti nuk vije dot
Ditët ecnin lumë asnjë gjurmë
Muaji vëngër-vëngër kalonte
Shpresat për ty mi merrte e nuk i shtonte
Ditën e fundit të vitit arrnu kam në zemër
Ndofta nga qielli larg më sheh me t’uru
Për një vit mbarësi me t’Gëzu!
Ah kjo jetë me dhimtë e mallit
S’po ecin ditë mërzia shpirtin ma kalli
Sikur të vije një ditë u bë plot një vit
Sot po mbaron dhe një e diel tjetër
Ndofta vjen vitin e ardhshem
Të dielën e ardhme me mi hek fashat në zemër
Sot a me t’prit deri në ora dymbëdhjetë
Apo ta vras ndjenjën le të ndërrojë jetë
Se ti nuk vjen edhe për një mot
E mori dhe një vit dashurinë tonë
I thrras ditës moj e lume mos mbaro
Se ndofta ai ka për të ardhë
E sonte bashkë të festojmë!
31 dhjetor 2023, Prizren