Në pjesën më të madhe të Evropës, edhe sot janë regjistruar temperatura të ulëta për shkak të ajrit të ftohtë që vjen nga verlilindja.
Raportohet se në Gjermani, është shënuar një nga netët më të ftohta të vitit, kurse kushtet e pafavorshme të motit shkaktuan ndërprerje të trafikut në Britani të Madhe dhe në Rumani çuan në anulimin e fluturimeve.
Për shkak të motit të keq, u anluan 15 fluturime dhe 85 udhëtime të trenave në Rumani, sipas një deklarate të lëshuar nga Qendra e Informacionit e Trafikut dhe Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Rumune, transmeton Klan Kosova.