Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër, përfundon Festivali i Filmit

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të organizimit ‘’Ditët e Kulturës Shqiptare’’ në diasporë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkë organizim me Studio ‘’Aktrimi’’, në Will të Zvicrës, mbajtën aktivitetin ‘’Tri netë Film Fest’’.

Festivali zgjati tre netë, ku u shfaqën dymbëdhjetë filma shqip të metrazhit të shkurtër nga regjisor dhe aktorë të njohur. 

‘’Tri netë Film Fest’’, u përcoll me vëmendje nga bashkatdhetarët e ku në mesin e tyre kishte publicist, poetë, aktorë dhe shumë të pranishëm tjerë të fushave të ndryshme.

Në natën e tretë pjesëmarrës në festival ishte edhe shefi i misionit konsullor i Republikës së Kosovës për Currih Sami Kastrati. Ndërsa gjatë tre netëve festivali është përcjellë nga përgjegjësja për kulturë në Konsullatën e Currihit, Shukrije Ramadani.

Pas shfaqjes së filmave në çdo mbrëmje, audienca dashamirëse e filmit e pranishme në sallë, pati mundësinë që të komentojë për trajtimin e tematikave për secilin film veç e veç.

Vlerësimi për organizimin e aktivitetit ‘’Tri netë Film Fest’’, ishte shumë pozitiv, duke përfshirë këtu edhe regjisorët dhe artistët e filmave që ishin të nivelit të lartë dhe të vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Vlen të theksohet se filmat ishin nga të gjitha trojet shqiptare, me regjisor dhe artist shqiptar.

Për ‘’Tri netë Film Fest’’, u shfaqën këta filma:

1.            ‘’Tre’’ – Misak Zymberaj;

2.            ‘’Identity’’ – Arben Fejzullahu;

3.            ‘’The New Bride’’ – Alma Cocaj;

4.            ‘’Ujë dhe Varre’’ – Ersin Shamili;

5.            ‘’Ajo’’ – More Raca;

6.            ‘’The Baby’’ – Ben Apolloni;

7.            ‘’The Last Battle’’ – Alban Zogiani;

8.            ‘’Vëllau jem’’ – Burim Baftiu;

9.            ‘’Klithma’’ – Korab Lecaj;

10.          ‘’Darka’’ – Suela Bako;

11.          ‘’A long way home’’ – Ibër Deari;

12.          ‘’Më fal’’ – Besim Ugzmajli.

Nata e tretë e ‘’Tri netë Film Fest’’, u përmbyllë me tingujt e bukur të muzikës argëtuese/zbavitëse shqipe në interpretim të Bexhet Sallai dhe rokerit të njohur Skender Kelmendi.


Të ngjashme