Më lehtë është të gjendet një model legjendar i “Mercedes-Benz” në Saharë se në ndonjë qendër në Gjermani.
Modelet si “W115”, “W123” dhe “W124” kanë reputacion të qëndrueshmërisë sikurse orët zvicerane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ato modele vijnë nga një epokë kur “Mercedesi” dizajnonte automobila në standardet më të larta, e të konstruktuara edhe më mirë se modernët e asaj kohe.
“Autocar” ka përzgjedhur disa prej modeleve më të mira të “Mercedesit” nga koha e lavdishme e kompanisë gjermane.
“W114/W115” (1968)
Departamenti për hulumtime dhe zhvillim në “Mercedes” nisi punën në dy modelet “W114/W115” në vitin 1961. Nga fillimi dizajni paraqiste një model të pazakontë që s’kishte asgjë të përbashkët me ndonjë model tjetër.