Zvicra merr forcë nga diversiteti kulturor në ekip dhe mirëpret fjalët nga kundërshtarët që e cilësojnë si skuadër të dobët në Kupën e Botës, ka thënë përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
Zvicra luan me Suedinë në 1/8 e finales të martën në një ndeshje ku nëse fiton Zvicra, do të luajë në çerekfinale me Anglinë ose Kolumbinë.
“Kemi arritur t’i sjellim bashkë kulturat e ndryshme, talente të ndryshme, ideologji ndryshe dhe ato po na ndihmojnë të luajmë futboll të mirë”, ka thënë Petkoviq në konferencën për media, për të përshkruar faktin se Zvicra ka shumë lojtarë me prejardhje të huaj në skuadër. “Kemi një skuadër ku kimia është e mirë, gjithçka po shkon mirë dhe kjo është garantuese për sukses”.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që janë me prejardhje shqiptare, u gjobitën nga FIFA me 20 mijë franga pasi festuan me shqiponjë në fitoren 2 me 1 ndaj Serbisë.
Petkoviq nuk ka komentuar gjobat, por ka paralajmëruar kundërshtarët se kjo fazë nuk është ambicia kryesore e skuadrës.
“Kur kaloni në turne tregon që kemi luajtur mirë. Zvicra është kualifikuar, eliminoi Italinë dhe kaloi grupet lehtë. Nuk janë kundërshtarë të dobët… Mund të jemi një befasi për ata që na nënçmojnë. Duam të fitojmë nesër, por nuk mendoj se ky është synimi përfundimtar”, ka thënë ai.
Zvicra do të luajë pa Fabian Scharin dhe Stephan Lictsteinerin që ishin suspenduar nga ndeshja e fundit.