Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, është shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë.
Lladrovci i uroi shërim të shpejt Lulzim Jasharit, ndërsa shprehu besimin se ai do të kthehet më i fortë.
“Pas lajmit se ti u shtrove në Klinikën e Kardiologjisë, pres të jesh më i fortë. Lul, shërim të shpejtë. Nuk besoj që ta lë shej ty kjo. Të shkuara”, shkroi Lladrovci.
Indeksonline ka raportuar se djali i komandantit legjendar dyshohet se ka pasur një atak kardiak.
Ai është shtrirë në repartin e Kardiologjisë në QKUK, ku tashmë i është vënë një stentë.