Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private.
E tre muaj pasi u përfol për një lidhje me Jonin, djalin e producentit të njohur, Ardit Gjebrea, Vildane detyrohet të na informojë për të rejat e saj.
Vildane, në një postim të bërë në “Instagram”, është shprehur se aktualisht është ‘single’, por edhe nëse kjo do të ndryshojë, nuk do ta bëjë publike.
Me sa duket, bërja publike e lidhjeve me apo me dashme është kthyer në një fobi për personazhet e njohur, për faktin se pas kësaj diçka ndodh krejt papritur dhe lidhja merr fund.
Ndërkohë, i rikthehemi historisë së saj tre muaj më parë me djalin e Gjebresë, një histori që doli në media vetëm një muaj pasi ai kishte prishur fejesën.
Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrëdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.
Mbi dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri.
Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës.
Por prej katër muajsh ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e artistit e moderatorit të programit “E diela shqiptare”.
Nga postimet e fundit, Merlin e deklaronte veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi.
Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë vendit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. E pas dy vitesh fejesë, marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar mori fund.
Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat tashmë nuk ekzistojnë më në profilet e tyre, pasi i kanë zhdukur. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën e Jonit, i cili ka një biznes cigaresh puro, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Pikërisht në SHBA ku jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, tre muaj më parë ndodhi kjo “romancë amerikane”, që po ashtu ka marrë fund. U tha se Vildane i kishte vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA, shkruan Panoramaplus.
Dhe sapo Joni postonte foto, Vildane e ngacmonte me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë.
Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?
Ajo shihej pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, sepse ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë.
E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo, nuk jam në një lidhje”.
Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab.
Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëritjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun.
Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë. “Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë.
Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo.
E dukej se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihej e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi dilte të darkonte në restorantet e Nju Jorkut. E tashmë që dhe kjo “romancë” nuk ka zgjatur, le të shohim se cila do të jetë lidhja perfektë e modeles seksi.