Në fillim të këtij muaji Celine Dion ka shënuar pesë vjetorin e vdekjes së bashkëshortit të saj, Rene Angelil.
Këngëtarja e famshme kanadeze duket se tash do të fokusohet në të ardhmen e saj, konkretisht në karrierën e sapo nisur prej këngëtari të djalit të saj të madh, Rene-Charles.
Dion ka shpërndarë në Instagram një këngë të kënduar nga djali i saj 20 vjeçar duke shkruar se është krenare me hapat që po ndjek ai, shkruan Daily Mail.
“Jam shumë krenare me djalin tim. Dashuria ime për të është e madhe dhe po më prek thellë fakti që një prej pasioneve të tij është edhe pasioni im”, ka shkruar Dion.
Përveç Rene-Charles, këngëtarja kanadeze ka edhe binjakë 10 vjeçar të quajtur Nelson dhe Eddy me bashkëshortin e saj të ndjerë.