Djali i deputetit të LDK-së publikon fotografi të babait nga QKUK-ja

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, i cili është infektuar me virusin Covid-19, tash e disa javë po e vazhdon trajtimin në QKUK.

Edhe pse para disa ditëve atij iu përkeqësua gjendja shëndetësore, tani siç duket, deputeti nga LDK-ja ka filluar që ta merrë vetën.

Këtë e ka bërë me dije djali i Fetah Rudit, Petrit Rudi.

Në një fotografi të postuar në histroinë e tij në Facebook, shihet deputeti Rudi së bashku me mjekët.

“Hap pas hapi, dhe jeta vazhdon…”, ka shkruajtur djali i deputetit Fetah Rudi.

Të ngjashme