Me urdhër të ZPS-së sot nga Specialja është arrestuar Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fazli e Bahri Fazliu, raporton Ekonomia Online.
Pas arrestimit të tij, në një prononcim për media ka folur djali i tij, Fahri Fazliu, i cili njoftoi se babai i tij ndodhet në zyrat e EULEX-it, si dhepritet të dërgohet në Hagë.
“Sot rreth orës 8 të mëngjesit te banesa e tij në Kodër të Diellit ku edhe ështa bastisur para një viti, është arrestuar me 3-4 kerre të forcave të EULEX’it me udhër të Dhomave të Specializuara Fadil Fazliu, babai im. Përndryshe Fadili ka qenë pjesë e UCK’së, është vëllai i heronjve Fazli dhe Bahri Fazliu”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se Fadil Fazliu ka qenë vetëm duke shkuar në punë dhe se me të s’ka qenë askush.
“Ai ndodhet në zyrat e EULEX-it, pritet të dërgohet në Hagë”, ndërsa tha se nuk i është thënë arsyeja.