Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, mbajti një fjalim emocionues gjatë akademisë për Haxhi Thaçin, raporton Ekonomia Online.
Ai ka përmendur dhimbjen dhe padrejtësinë që ka ndjerë familja, veçanërisht Hashim Thaçi, që nuk u lejua të kthehej në Kosovë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit nga babait të tij.
“Babin nuk e lejuan të japë lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, ka thënë Endrit Thaçi.