Djali i Kadri Veselit, Klestori, ka postuar një fotografi të rrallë të babait të tij bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Në këtë fotografi të realizuar shumë vjet më parë është i pranishëm edhe gjyshi i tij tashmë i ndjerë Fazli Veseli.
Klestori e publikoi këtë fotografi në llogarinë e tij Instagram në ditën kur u bë një vit prej kur ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bashkë me ish-deputetin Rexhep Selimi u transferuan në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.