Djali i Oliver Ivanoviqit: Tërë familja merr pjesë në protesta

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Djali i politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, tha se e gjithë familja Ivanoviq do të m arrë pjesë në protestën “Një nga pesë milionë.”

Nikola Ivanoviq, me rastin e pjesëmarrjes në marshin e protestës së parë të shtunën në veri të Mitrovicës, ka thënë për “Danas” se “protestat nuk i mbështesin një pjesë e familjes sonë, por ne jemi të gjithë në këtë së bashku”.

“Familja jonë është e interesuar për të gjetur se kush janë vrasësit dhe ata që urdhëruan vrasjen e babait tim, Oliver Ivanoviq. Unë shoh se në vend ka ende probleme që duhen zgjidhur, dhe kjo është arsyeja ime personale që  të marrin pjesë në protesta në Beograd që nga fillimi”, ka thënë ai.

Ai tha se nuk e di nëse do ta ketë mundësinë që të marrë pjesë në protesta në veri të Mitrovicës, por do të vazhdojë të marrë pjesë në to.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe “SDP” Oliver Ivanoviq u vra janarin e vitit të shkuara para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme