Djali i Thaçit u bën thirrje qytetarëve që të dalin ta presin presidentin në Morinë

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pritet të kthehet në Kosovë pas 4 ditësh intervistimi nga Dhomat e Specializuar në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sonte në orën 19:30 për t’i uruar mirëseardhje Presidentit Thaçi, në pikën kufitare në Morinë.

“Mirë se vjen, president! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte, 17 korrik 2020, ora 19:30. Eja edhe ti! Merre flamurin me veti. Vendose maskën dhe mbaje distancën”, ka shkruar Endriti në postimin e tij.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tubimet me mbi 50 persona me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Akoma nuk dihet nëse kjo iniciativë do të marrë përkrahjen e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme