Dinamo Bukuresht ka barazuar 1-1 kundër Atletic Bilbaos në shtëpi, në kuadrin e kualifikimeve për Ligën e Europës.
Një gol fantastik e ka shënuar djali i Rivaldos, Rivaldinho. Ai mori një top në mes të fushës, krijoi hapësira dhe pastaj me mjeshtëri mposhti portierin spanjoll nga 30 metra, shkruan telesport.
Gola të ngjashëm dikur shënonte babai i tij. Rivaldo është krenar me djalin e tij, por edhe i tërë Bukureshti, pasi Dinamo udhëton për në Spanjë e pamposhtur.
https://www.youtube.com/watch?v=LCcDlKs0soQ