Djali nga Peja rreh babanë, arrestohet

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar babanë e tij,

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku pas një mosmarrëveshje, djali ka sulmuar fizikisht babanë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Të ngjashme