Ideja e djeshme opozitare e institucionalizuar sot se, duhet çkapur çdo gjë në këtë shoqëri sepse çdo gjë është e kapur, ka determinuar arrogancë hamshore qeveritare. Ë
Këtë në një segment e vërtetoi edhe DASH-i (Departamenti Amerikan i Shtetit i SHBA-së) në raportin e tij vjetor për Kosovën ku pos tjerash thuhet se ”pati tentime për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare”.
Ideja e djeshme oozitare se shumica e mediave në Kosovë janë të kapura, mafioze, anti-shqiptare etj. determinon sot qasje të papranueshme dhe selektive, deri në antidemokatike dhe kërcënuese, ndaj tyre.
Kjo mendësi qeveritare me shumë arrogancë politike është e papranueshme.
Kthjelluni, Kosova ishte dhe është shtet demokratik dhe mediat kishin dhe kanë meritë tepër të madhenë këtë fitore tonën.