Lajmi i ndarjes së çiftit të njohur shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha mbrëmjen e së dielës, bëri bujë në të gjitha portalet.
Ndarja e tyre ishte përfolur prej kohësh mirëpo asnjëri nga dy këngëtarët nuk kishte konfirmuar gjë, të paktën deri dje.
Roberti shkruante mbrëmë se arsye për ndarjen është bërë “mbarimi i dashurisë”, por kjo nuk e pengon atë që të jetë shok me Norën, nënën e vajzës së tij, të cilës thotë se “i ka borxh gjithë jetën”.
“Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ia kthesh shpinën”, shkruante ai.
“Prive” ka dhënë sot disa detaje të reja, sipas së cilave, lajmi për ndarjen nuk ishte risi për shumë miq dhe të afërm të çiftit, që e dinin prej kohësh për krizën përfundimtare të dyshes.
Sa i përket shtëpisë së çiftit në lagjen “Marigona”, “Prive” mëson se ajo është blerë dhe është në emër të Norës e cila do të jetojë në të me vajzën Renée.
Ndërkohë Roberti ka disa muaj që ka blerë një banesë në kryeqytet ku është zhvendosur për të jetuar i vetëm.
“Zhvendosja e Robertit në banesë ka ndodhur tash e një kohë”, ka thënë burimi pranë dyshes.
Po sipas këtyre burimeve, ndarja ka qenë me të vërtetë miqësore dhe Roberti ende shihet në lagjen “Marigona” ku shkon për të qëndruar me vajzën.