Djemtë do t’i ngrisin statujë Princeshës Diana

| 28 Gus 2020 | 15:32 | Nga

Një statujë e Dianës, Princeshës së Wales, e porositur nga Duka i Cambridge dhe Duka i Sussex, do të ngritet në ditën kur ajo do të festonte 60 vjetorin e saj, thotë Kensington Palace.

Ajo do të vendoset në kopshtin e pallatit të Londrës më 1 korrik 2021, njofton Klan Kosova.

Statuja u porosit nga princërit në 2017 për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së nënës së tyre dhe për të “njohur ndikimin e saj pozitiv”.

Të hënën bëhen 23 vjet kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Skulptura është krijuar nga artisti Ian Rank-Broadley, ndërsa për detaje të mëtejshme të dizajnit do të njoftohen më vonë, sipas Kensington Palace.

Të ngjashme