“Djemtë e ri” nga Zvicra sfidojnë sonte kampionët e Italisë

Prishtinë | 23 Tet 2024 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Që nga humbja 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2022 prej Manchester Cityt, Inter nuk ka humbur një ndeshje të rregullt në kompeticionin kryesor të futbollit evropian për klube.

Atletico Madrid i eliminoi kampionët e Italisë përmes penalltive në sezonin e kaluar, kurse sivjet kampanjën në UEFA Champions League, skuadra e trajnerit Simone Inzaghi, e nisi me barazimin pa gola në “Etihad Stadium” si mysafirë të ekipit që drejtohet nga Pep Guardiola.

“Nerazzurët” pasi triumfuan në “Giusseppe Meazza” kundër serbëve të C.Zvezdës me rezultat të thellë 4-0, sonte luajnë në Bern të Zvicrës ndaj Young Boys.

Zviceranët ende s’e kanë shënuar një gol të vetëm në UCL, duke mos e filluar aspak mirë rrugëtimin në këtë kompeticion. Fillimisht në shtëpi u mposhtën 0-3 nga Aston Villa, kurse si mysafirë u deklasuan 5-0 prej Barcelonës.

Të ngjashme