Policia e Kosovës arrestoi sot shefin e zyrës serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai u arrestua në veri të Mitrovicës, pasi hyri ilegalisht në Kosovë, edhe përkundër fatit se e dinte që njësitet e speciale të policisë së Kosovës ndodheshin atje.
Nga pamjet e momentit të intervenimit të policisë brenda sallës, shihet se si Gjuriq tenton të fshihet, por nuk arrin. Ai e kap me vrap setrën e tij dhe ngritet nga tavolina ku ku kishte filluar takimi.
Gjutiq pas pak u arrestua nga policia e Kosovës dhe u soll në Prishtinë.
Më pas ai u lirua dhe u depërtua për në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdar.
https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/550311915354470/