Drejtori i Zyrës Serbe në Kosovë, Marko Djuric, i ka bërë thirrje presidentit kosovar, Hashim Thaçit, që të tregojë para publikut vendor dhe ndërkombëtar emrin dhe mbiemrin e personit që po e përmend se vrau Oliver Ivanovicin, por mos të provokojë siç bëri sot konferencën e fundvitit, transmeton gazetametro.net.
Djuric konsideron se Thaçi nuk ka dëshmi për këtë gjë, por vetëm po bënë akuza të pamëshirshme ndaj Serbisë.
Ndryshe, Ppesidenti Thaçi, në konferencën e fundvitit me gazetarë, foli edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.
Thaçi tha se vrarësit e Ivanovicit janë në Beograd.
“Vrasësit janë në Beograd dhe Serbia duhet të kontribuojë në sjelljen e tyre para drejtësisë”, tha Thaçi.