DnV: Rreth 670 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00, prijnë Prishtina dhe Ferizaj

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 17:18 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se deri më tani, të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3 për qind (rreth 670 mijë qytetarë), e cila si përqindje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara.

Prishtina dhe Ferizaj kanë daljen më të madhe të votueseve mbi 40%, ndërsa në komunat me shumicë serbe dalja vazhdon të mbetet më e lartë me mbi 50%.

Rajoni i Prizrenit sipas DnV-së vazhdon të mbetet me daljen më të ulët.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 41 për qind të vendvotimeve është respektuar kërkesa e KQZ për heqje të maskës me qëllim të identifikimit.

https://vimeo.com/512213948

Të ngjashme