Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajt konferencë, lidhur me afatet kohore,organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor.
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor.
“Demokracia në Veprim ka filluar aktivitetet të cilat lidhen me situatën para zgjedhore në Kosovë. Ne jemi duke monitoruar këtë proces, pas dekretit të Presidentit kur ka shpall datën e zgjedhjeve. Duke u bazuar në statistikat e mëhershme, në deklaratën e 2015 për të ofruar një barazi gjinore, por ata nuk ju mbajtën kësaj deklarate”, tha ai.
Ndërsa tha se partitë politike duhet t’i lënë premtimet dhe të fillojnë punën për përfaqësimin më të mirë të gruas.
“Sot jemi këtu për t’i thënë partive politike, të cilat kanë thirr për barazi gjinore, që të shfrytëzojnë deri më 31 gusht që të respektojnë kuotën ligjore , dhe për të garantuar një përfaqësim më të mirë të gruas në ndërmarrje. Është me rëndësi qe partitë politike të kalojnë nga premtimet në veprime. Elementi i dytë është përbërja e listave. Afati kohor deri me 7 shtator ku partitë politike kanë drejtë të dërgojnë listat. Dhe bëjmë thirrje që partitë të garantojnë lista 50/50 në listat zgjedhore”, tha ai.
Ai bëri thirrhe për pastrim të lsitave të votuesve, në mënyrë që të mos përfshihen votuesit e vdekur.
“Votuesit e vdekur të mos përfshihen në këto lista, dhe ne si qytetarë mund të sfidojmë këto lista. Pa angazhimin e qytetarëve ne nuk mund të garantojnë një efikasitet të procesit zgjedhor. Garanca më e mirë është të interesohemi për anëtarët tanë të familjes të vdekur dhe të bëjmë heqjen nga lista”, tha ai.
Ai tha se për të mënjanuar votat e pavlefshme duhet të bëhet një fushatë sensibilizuese për edukimin e votuesve.
“Elementi i 4-të është edukimi i votuesve. Në bazë të analizave kemi parë që një numër i madh i votuesve, qytetarë kanë pas një edukim të keq të votimit, dhe problem tjetër është dukja dhe dizajni i fletë votimit. Partitë politike, mund të japin një përkushtim më të mirë në edukimin e votuesve dhe që të kemi votues më të mirë, dhe të garantohet që vota e tyre nuk është manipuluar”, tha ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të mbahen më 6 tetor.