Demokracia në Veprim me shqetësim ka pranuar lajmin se monitoruesja e saj afatgjate F.F. që është e angazhuar ta monitorojë fushatën parazgjedhore në regjionin e Gjakovës, është goditur sonte nga një vajzë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga tre djem të tjerë, jashtë rrethojës së shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, pak pasi ka përfunduar monitorimin e fushatës së një subjekti politik në atë shkollë.
Ajo nga goditja ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë dhe në trup pas rrëzimit në tokë. Monitoruesja rastin e ka paraqitur në Polici ku ka dhënë deklaratë.
Demokracia në Veprim i bënë thirrje organeve të rendit, e në rastin konkret Policisë që sa më shpejtë të vë para drejtësisë autorët e sulmit. Demokracia në Veprim, shpreson që sulmi nuk ka të bëjë asgjë me punën e monitorueses në vëzhgimin e fushatës.
Demokracia në Veprim thekson se se roli i monitoruesve të DnV-së është përcjellja e fushatës dhe raportimi në mënyrë të paanshme. “Pavarësisht sfidave, Demokracia në Veprim mbetet e përkushtuar në kryerjen e misionit të saj”, përfundon reagimi i kësaj organizate.