“Do të dua përgjithmonë”, postim prekës i motrës së Sala pas gjetjes së një trupi nën rrënojat e aeroplanit

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

AAIB (Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore) ka njoftuar edhe zyrtarisht se kanë gjetur rrënojat e aeroplanit të zhdukur ku në bord ishin Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Gjithashtu ata kanë konfirmuar se nën rrënoja është edhe një trup, por nuk kanë konfirmuar se a është lojtari apo piloti, apo ndonjë detaj tjetër.

Pas kësaj informate motra e Sala, Romina, ka postuar në Instagram një fotografi nga vendi ku besohet se janë gjetur mbetjet e aeroplanit, imazhi është përcjell me përshkimin: “Do të dua përgjithmonë”.

View this post on Instagram

je t'aime pour toujours.

A post shared by Romina Sala (@salaromina) on

Pse është befasuar hetuesi kryesor i kërkimit dhe çfarë do të ndodhë pastaj?
Hetuesi kryesor i hetimit privat, David Mearns, ka treguar se mbetjet janë gjetur në mëngjesin e së dielës, ndërsa është ndjerë i befasuar kur ka parë se shumica e trupit të aeroplanit është pothuajse në një vend.

“Mbetjet janë gjetur rreth orës 9 të mëngjesit të dielës. Ata kanë parë numrin e regjistrimit. Befasia më e madhe është se pjesa më e madhe e aeroplanit ishte aty. Ne ishim duke pritur t’i gjenim pjesët e ndara në një fushë të madhe. Hapat tjerë i takojnë AAIB-së. Ata kanë kontraktuar anijen e shpëtimit për tre ditë”.

Çfarë do të ndodh më pas?
– Të martën do të tentohet të merren pjesët aeroplanit, të cilat raportohet se ishin në 63 metra thellësi në det.

– AAIB pritet të jep detaje tjera nëpërmjet një deklarate, por ata janë në kontakt të vazhdueshëm me familjet dhe policinë.

– Me 21 shkurt AAIB ka planifikuar të dal me një raport të kompletuar, një muaj që nga zhdukja e aeroplanit nga radari teksa aeroplani po udhëtonte nga Nantes (Francë) – Cardiff (Uells).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme