Agjenti i Jorginhos, Joao Santos ka thënë se mesfushori i Chelseat do të qëndrojë “100 për qind” në klub këtë verë.
Reprezentuesi italian i lindur në Brazil la të kuptohet muajin e kaluar se ai ishte gati të linte Stamford Bridge në mënyrë që t’i shpëtonte motit të keq të Britanisë dhe të kthehej në Serie A.
Santos gjithashtu zbuloi se lojtari do të konsideronte një rikthim në ish-klubin Napoli nëse kjo mundësi do të paraqitej.
Por, tani agjenti i lojtari ka ndryshuar ato komente dhe këmbëngul se Jorginho do të qëndrojë në Londër pas të gjithave.
“Ai ka një kontratë dy-vjeçare me Chelsea. Ai po mendon të luajë në Kampionatin Evropian dhe më pas në Kupën e Botës në Katar. Ai do të mbetet në Chelsea, 100 për qind”, ka thënë fillimisht Santos për Tuttomercato.
I pyetur nëse 29-vjeçari do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në klub, Santos shtoi: “Ne do të flasim për këtë pas disa muajsh”.