Doan Tahirbegolli është kandidat për Kuvendin Komunal të Pejës, i cili garon nën siglën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai është kualifikuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike. Karrierën politike e filloi qysh herët duke punuar në administratën e Zyrës së Kryeministrit, për të vazhduar më vonë si kryetar i Forumit Rinor në qytetin e Pejës.
Pas shumë aktiviteteve rinore dhe çdo herë në mbështetje të interesave të rinjëve, tani është në sfidën e radhës si kandidat në kuvendin e Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje.