Kërpudhat janë shumë të shijshme e për këtë janë pjesë e shumë ushqimeve në tryezat tona.
Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.
Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës.
Kaloritë
Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.
Sëmundjet
Disa njerëz nuk i kanë shumë qejf kërpudhat por pasi të lexoni këtë shkrim do bindeni që t`i hani ato, shkruan EO.
Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizmin tuaj, prandaj lexoni arsyet se pse duhet t`i konsumoni:
Kërpudhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha.
Fibrat dietike vijnë në sasi të mëdha te kërpudhat. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme.
Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.
Kërpudhat luftojnë
Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.
Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.