Dobra i reagon Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm, s’ka më në FSK pagë 400 euro

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, që tha se ushtarët e Kosovës vazhdojnë të paguhen nga 400 euro.

Dobra ka thënë se paga bazë e një ushtari të FSK-së është 616 euro, e asaj më pas i shtohet edhe përvoja e punës.

“Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin. Në FSK më nuk ka pagë 400 euro. LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK dhe Ligji i Buxhetit për vitin 2024. Ushtari: Koeficienti: 5.6; Vlera monetare e koeficientit: 110 euro; Paga bazë e ushtarit: 5.6 * 110 = 616 euro; p.s. pagës bazë i shtohet mandej edhe përvoja e punës etj”, ka shkruar Dobra në Facebook.

Të ngjashme