Dobruna: EULEX-it i thashë se asnjë ushtri s’ka respektuar ligjet e luftës më shumë sesa ne

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Për rreth 6 orë, pyetjeve të hetuesve të Prokurorisë së Specializuar për veprimtarinë e Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, u është përgjigjur kryetari i vetëm i saj, Sokol Dobruna.

Sipas Dobrunës, intervistimi nuk ka qenë në cilësinë e të dyshuarit për ndonjë vepër penale, raporton KTV.

Në ekzistencën jetëshkurtër të Gjykatës Ushtarake, sipas Dobrunës, me njohuritë e tij, nuk është kryer ndonjë vepër penale.

Dobruna ka konfirmuar se nga hetuesit është pyetur për rastin e deputetit të AAK-së, Blerim Kuçi, e që për të njëjtin do të vazhdojë t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve gjatë të premtes.

ditës, ish-drejtori në Drejtorinë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena, ka bërë të ditur se është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Specializuar.

Cena ka bërë të ditur se ftesa e tij është për datën 14 janar, ndërsa do të intervistohet për aktivitetin dhe angazhimin në UÇK.

“Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saj nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’u shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrjeje për ta zbardhur të vërtetën”, ka shkruar ndër të tjerash Cena.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme