Dodik kërcënon me djegien e flamurit të BeH-së: Është më mirë të mos e sjellin në RS

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, në kazermën “Kozara” është mbajtur pritje, ku morën pjesë presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik dhe anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, transmeton N1.

Pritja u organizua nga zëvendësministri i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave, Aleksandar Goganoviq dhe Zyra e Kujdesit Shpirtëror Ortodoks pranë kësaj ministrie.

I pyetur se si do të votojnë delegatët në Dhomën e Popullit nëse në rend dite futen ndryshimet teknike në ligjin zgjedhor, Dodik thotë se RS do të ketë një përgjigje nëse përfaqësuesi i lartë vendos ndryshimet siç paralajmëroi.

“Nuk ka asnjë përfaqësues të lartë, është përfaqësuesi juaj i lartë, ju jeni ai që po krijon platformën për Christian Schmidt, ne do të vendosim me angazhimin tonë partiak, për ne është e papranueshme që dikush të imponojë diçka, ai është i patronizuar nga Ambasador amerikan por kjo nuk do të thotë asgjë, një ditë çdo gjë do të jetë antikushtetuese dhe e paligjshme”, tha Dodik.

Ai komentoi edhe mesazhet nga FBiH më 9 janar, Dodik thotë se për RS-në 9 janari është një ditë mitike.

“Tani i shqetëson befas dhe ata dolën me një histori që përkonte me një festë fetare, është më mirë të mos e sjellin flamurin e BeH në RS, kështu që të mos kemi çfarë të djegim,” tha Dodik.

Të ngjashme