Dodik për Vulinin: Vëlla, mirë se erdhe në klubin e të sanksionuarve

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar pas futjes në listën e zezë të Amerikës, shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin.

Sipas raportimeve të mediave, Dodik citohet të ketë thënë se “ndihet shumë mirë” dhe se i ka thënë Vulinit: “Vëlla, mirë se erdhe në klubin e sanksionuar, tani do ta kesh më lehtë”.

Më tej, ai ka vazhduar sulmet ndaj Amerikës.

“Kushdo që është neutral në skenën e sotme politike globale dhe nuk mban anën e interesave amerikane është armik i Shteteve të Bashkuara. Aleksandar Vulin e ka ‘fajin’ për SHBA-në, sepse ai qëndroi parimor dhe shprehimisht kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit ruso-ukrainas.” – ka thënë Dodik.

Kujtojmë se Vulin u vendos në “listën e zezë” amerikane për shkak të përfshirjes në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe abuzimin me postet publike”.

Edhe Dodik është në listën e zezë të Amerikës.

Të ngjashme