Dogana e Kosovës merr në operim terminalin doganor në Pejë

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka marrur në operim terminalin doganor në Pejë, pas skadimit të licensës për operim të kësaj të fundit.

Ato kanë dakorduar kushtet për të marrë në operim të përkohshëm këtë terminal, në mënyrë që shërbimet ndaj operatorëve ekonomik të mos ndalen.

Dogana njofton se do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për media lidhur me Terminalin doganor në Pejë

Prishtine 2 shkurt 2023, – Pas skadimit të licencës për operim të terminalit të Pejës, Dogana e Kosovës ka dakorduar kushtet me operatorin për të marr në operim të përkohshëm këtë terminal, me qëllim të vijimit të ofrimit të pa ndërprerë të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomik, ngjashëm si në aranzhimet në Merdar.

Nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane.

Dogana ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë qëllim ka bashkëpunuar me komunën e Pejës, andaj jemi në pritje për një zgjidhje afatgjate pa cenuar vijimësinë e ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarëve të afërsisë territoriale të Pejës.

Të ngjashme