Në njoftim e saj, Dogana e Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj për vlerësimin e dhënë nga Organizata Botërore e Doganave (ËCO) për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin në Operacionin TENTACLE 2024. Ky operacion ndërkombëtar, i fokusuar në luftën kundër krimit transnacional, trafikimit të paligjshëm dhe financimit të terrorizmit, ka luajtur një rol kyç në forcimin e sigurisë globale.
“Përmes veprimeve të koordinuara, shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të masave parandaluese, Dogana e Kosovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në identifikimin dhe ndalimin e rrjeteve kriminale.
Ky vlerësim nga ËCO është një dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës për forcimin e integritetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë kufitare dhe për të mbrojtur shoqërinë nga kërcënimet kriminale, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për një tregti të sigurt dhe të ligjshme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.