Dogana kap 1000 kg produkte ushqimore pa dokumentacion

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët e saj kanë parandaluar një tentim për kontrabadim në rajonin e Prizrenit.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, ku pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë”, ka bërë të ditur Dogana, nëpërmes një konunikate shtypi.

Me këte rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës rikujton se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Të ngjashme