Dogana konfiskon 4 mijë copë “Ariel”, ishin të falsifikuara

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot preparate për larje “Ariel” pasi i njëjti ka rezultuar i falsifikuar.

Në njoftim bëhet e ditur se sasia ka qenë 4 mijë copë.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme