Dogana e Kosovës ka konfiskuar bizhuteri dhe koncentrat për parfume në një autobus që po udhëtonte nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, raporton Ekonomia Online.
Dogana përmes një komunikate për media, ka njoftuar se shoferët e autobusit iu përgjigjën negativisht pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar.
“Pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit. Në njërën qese u gjetën bizhuteri të padeklaruara, përkatësisht, 468 copë bizhuteri të ndryshme. Në qesen tjetër u gjetën shishe me koncentrat për parfume, 6 kg të koncentratit për parfume”, thuhet në njoftim.
Ndërsa vlera e mallrave të konfiskuara është afër 1 mijë euro.