Dogana ndalon kontrabandën e mallrave me vlerë mbi 5000 euro në Vërmicë

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës bën të ditur se oficerët doganorë në pikën në Vërmicë kanë parandaluar disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5,000 eurosh, ndërsa zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi, njofton Dukagjini.

Tutje bëhet e ditur se ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.

Të ngjashme