Dogana e Kosovës ka dhënë kontratën për ndërtimin e objektit që do të shërbejë për vendosjen e skanerit për kontrollin e mallrave doganore në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, të Leposaviqit.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, për këtë tender kanë konkurruar gjithsej 8 operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë ENGINEERING RK SH.P.K,.
Vlera e kontratës është 141 mijë e 111 euro, ndërsa tenderi fitues është përzgjedhur në bazë të kriterit të çmimit më të ulët. Vlera e parashikuar fillimisht për kontratën ishte 150 mijë e 364.53 euro.
Kontrata është dhënë më 5 gusht 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 9 tetor 2026.
Punimet do të zhvillohen në PKK Jarinjë dhe kanë për qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e skanerit për kontrollin e mallrave doganore.