Dogana sekuestron botox dhe fillerë të padoganuar në Prishtinë

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka sekuestruar një sasi të produkteve estetike, përfshirë botox dhe fillerë, të cilat po transportoheshin në mënyrë të paligjshme në një automjet në Prishtinë.

Gjatë kontrollit të zhvilluar nga njësitet Anti-Kontrabandë, dhe më pas në një lokacion tjetër, u gjetën mallra me vlerë rreth 5,000 euro.

Autoritetet theksojnë rrezikun për shëndetin publik nga përdorimi i këtyre produkteve pa kontroll të duhur. Rasti po trajtohet si kundërvajtje doganore.

Të ngjashme