Dogana thotë se ka mbledhur 9 për qind më shumë të hyra se janarin e vitit të kaluar

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës njofton se e ka rritur performancën e të të hyrave duke i tejkaluar ato të vitit 2020 për mbi 9%.

Sipas njoftimit, mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje.

“Gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo 9.3% më shumë. Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe ky kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme