Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë euro në Prishtinë

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë në Zyrën Doganore të Prishtinës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një dërgese.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për preparate për trajtimin e flokëve pas implantit, në vlerë rreth 13 mijë euro, të cilat nuk ishin përfshirë në dokumentacionin përkatës doganor.

“Gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese, zyrtarët doganorë në Zyrën Doganore të Prishtinës kanë zbuluar mallra të padeklaruara, konkretisht preparate për trajtimin e flokëve pas implantit, me vlerë rreth 13,000 euro, të cilat nuk ishin përfshirë në dokumentacionin përkatës doganor”, thuhet në njoftim.

Pas verifikimeve të kryera, autoritetet bëjnë të ditur se mallrat janë ndaluar dhe konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Rasti është trajtuar sipas dispozitave të legjislacionit doganor, me qëllim të parandalimit të shmangies nga detyrimet doganore”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme