Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Korçës për 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.
Mësohet se Trëndafili ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot.
“Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt. E di që kam bërë gabim më bëni çfarë të doni”, ka thënë ai.
45-vjeçari është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij, ndërkohë që shton për “asnjë moment Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët”.