Doktoresha në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vlora Hasimja, ka thënë se të ndierin Agon Musliun nuk e ka takuar. Ajo thotë se në ditën kur ai ka vdekur, ekipi i tyre ka arritur në vendin e ngjarjes pasi ndihma e shpejtë e kanë marr atë, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se me 3 maj kanë kryer 9 kontrolle. Ajo ka thënë se banorët në Qendrën e Karantinës kanë pasur shqetësime të ndryshme.
“Në kuadër të Qendrës kam shërbyer dy herë. Me 3 maj në ditën tragjike kemi pas kontrolla të rregullta mjekësore ku kemi pasur gjithsej 9 kontrolla. Banorët kanë pasur shqetësime të ndryshme. Në moment e kam thirr ndihmën e shpejt dhe kam dal bashkë më infermieren në vendin e ngjarjes. Nuk e kam parë të ndjerin dhe ne si njësi e QKMF-së s’kemi qenë aty. E ka marr ndihma e shpejt pa arrit na. S’jam ftuar me kontrolluar Agon Musliun. Kem pas raste që kemi trajtua edhe me probleme psikike. S’kemi pas asnjë kontakt me të ndjerin as para dhe as pas vdekjes së tij.
Infermierja Lume Sopjani nuk dha ndonjë deklaratë.