Doktori Hamëz Berisha do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës ka njoftuar se zyrtarisht është propozuar për të qenë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare.
Berisha ka thënë se “duke u sfiduar çdo ditë me hallet dhe problemet shëndetësore vendosa t’i hyjë garës për deputet”, ka thënë ai mes tjerash.