Doktori: Vetizoloheni për hir të jetës

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Mjeku i njohur Tritan Kalo, sërish nëpërmjet një komenti në llogarinë personale në “Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve që të vetizolohen dhe të vetëndërgjegjësohen për situatën në të cilën ndodhemi për shkak të koronavirusit.

Kalo shkruan se janë shumë pak javë që duhen jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi prandaj, për hir të jetës, duhet t’i respektojmë masat e ndërmarra ndaj përhapjes së coronavirusit.

Mesazhi i Kalos

VETIZOLOHUNI… VETNDËRGJEGJËSOHUNI… PËRKUJDESUNI për veten tuaj… Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si shqiptar, në mes fotove të mëposhtme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombësit e mi, vetëm atë të parën… JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes… Ju duam, POR duajeni edhe ju veten… Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten… Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë… Çdokush duhet ta ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetësor në mbarë Botën ka limitet e veta… NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that war!!!

Të ngjashme