Në Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë u mbajt pritja zyrtare për hapjen e festivalit të teknologjisë dhe inovacionit DOKU.TECH 2025, në bashkëpunim me The Foundation House, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe figurave kyçe të teknologjisë, duke shënuar fillimin e një edicioni që synon promovimin e inovacionit, përfshirjes dhe fuqizimit përmes teknologjisë.
U theksua rëndësia e lidershipit të grave në FinTech dhe forcimi i ekosistemit digjital në Kosovë.
Në fjalimet e tyre përshëndetëse, Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, z. Erik Dietz theksoi rëndësinë e lidhjes mes teknologjisë financiare dhe përfshirjes gjinore.
“Na vjen mirë që programi i këtij viti, trajton gjithashtu mënyrën se si FinTech lidhet me agjendën e grave për paqe dhe siguri, duke avancuar lidershipin dhe fuqizimin ekonomik të grave. Kjo pasqyron bindjen tonë të përbashkët se inovacioni dhe përfshirja duhet të ecin dorë për dore, duke i fuqizuar gratë si lidere dhe nxitëse të paqes dhe përparimit”, ka ai.
Ndwrsa, Abetare Gojanit, Drejtoreshës Ekzekutive të The Foundation House, theksoi rritjen dhe ndikimin e festivalit ndër vite.
“Me kalimin e viteve, DOKU.TECH është rritur nga një ngjarje në një lëvizje, një lëvizje që bashkon mendje kurioze, mendimtarë të guximshëm dhe zgjidhës problemesh që besojnë në fuqinë e teknologjisë për të transformuar jetën”.
U theksua rëndësia e partneriteteve ndërkombëtare dhe përkushtimi për të forcuar ekosistemin e inovacionit dhe edukimit digjital në Kosovë.
